Beci: Për SPAK u shpenzuan mijëra euro pa nisur ende punë, shumë vepra penale jashtë vëmendjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 21:41
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, prokurori Eugent Beci u shpreh se Prokuroria e Krimeve të Rënda për 2 vite shkatërroi mbi 200 banda e organizata kriminale.
Ai tha se për SPAK u shpenzuan me qindra mijëra euro pa nisur ende punë. Duke shtuar se kanë ngelur shumë vepra penale jashtë vëmendjes.
Eugent Beci: Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur punë me makina të marra borxh. Infrastruktura ishte zero, nuk kishte zyra e kompjutera. Por për 2 vite u shkatërruan mbi 300 banda e organizata kriminale.
Për SPAK u shpenzuan me qindra mijëra euro pa nisur ende punë. Pavarësisht nga rezultatet për luftën ndaj korrupsionit duhet thënë se kanë ngelur shumë vepra penale jashtë vëmendjes. Trafikim i qenieve njerëzore, armëve etj.
