Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar. Rikthehet Basha: Po punoj për bashkim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, u mblodh me i plotë se kurrë pas 9 shtatorit, por qartësisht ndarja u reflektua. Enkelejd Alibeaj i ka thënë Berishës së nuk është pjesë e grupit duke i përmendur edhe "non gratën", por vetë ish-kryeministri ka sqaruar se çdo vendim për përjashtimin e tij është nul. Në skenë u rikthye edhe Lulzim Basha, i cili tha  se po punon për bashkimin e PD-së.

Prej 9 shtatorit të vitit që lame pas, grupi Parlamentar i Parisë Demokratike nuk ishte mbledhur i plotë për shkak të përjashtimeve, pezullimeve apo shkarkimeve.

Sot në  mbledhjen e grupit ishin thuajse të gjithë deputet, por kryetari Enkelejd Alibeaj, e ka pritur Sali Berishën, duke i thënë atij së është i pa ftuar dhe nuk është pjesë e grupit.

Por ish-kryetari i demokratëve,  i ka thënë Alibeajt se po merr kompetenca që si takojnë, dhe i ka kërkuar atij e të gjithë deputetëve që të pranojnë realitetin. 

Kjo klimë dhe ky debat, shtuar  këtu edhe diskutimin për “non gratën”, e ka shoqëruar mbledhjen për më shumë se 45 minuta duke pasur edhe interferime nga salla mes mbështetësve të Sali Berishës por dhe atyre që mendojnë  ndryshe. Kjo situatë u konfirmua edhe jashtë sallës së mbledhjes.

"Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, sinjalet nuk mund të jepen duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e Grupit Parlamentar siç bën zoti Berisha ndërkohëq ë nuk është pjesë e Grupit Parlamentar", tha Alibeaj.

Por Sali Berisha i qëndron argumentit se përjashtimi i tij nuk ekziston dhe është nul.

"Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj", tha Berisha.

Ikja e Lulizim Bashës, nuk e mori me vete tension  dhe konfliktin brenda llojit. Sali Berisha foli edhe jashtë mbledhjes për një realitet ët ri, madje i kujtoi Alibejat se karrigia e kryetarit të grupit mund të jetë vetëm edhe për pak dit.

"Enkelejdi është kryetar i grupit derisa të qartësohen të gjitha problemet", tha Berisha.

Lulzim Basha, nuk ishte në mbledhje por pak më vonë shkoi në sallën e Parlamentit. Ai dha këtë përgjigje kur u pyet për pjesëmarrjen e tij në mbledhjet e grupit.

"Sa herë që t'i shërbej Grupit Parlamentar të PD dhe jo kur i shërben presionit të drejtpërdrejtë apo indirekt", tha Basha.

 Ish-kreu i demokratve, la të kuptohet se fakti që dha dorëheqje nga kryetar i PD-së,  nuk do të thotë se ai nuk e ka një projekt politik.

"Unë do të punoj dit për ditë që një PD e bashkuar rreth këtyre vlerave të kthehet në  shpresë dhe alternativë për njerëzit",tha Basha.

Grupi i Partisë Demokratike u mbyll me një dakordësi në parim për tu rimbledhur me mbylljen e seancës ne kuvend, po gjasat duket se kjo nuk do të ndodh dhe për këtë ndoshta duhen pritur disa ditë.

Foto LSA

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.

Përçarja në PD: Alibeaj, Berishës: Je përjashtuar.