Mungesa e dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Yuri Kim: Presim hapa konkretë për përgjegjësit
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me problemet dhe mungesën e dosjeve në Kadastrën e Durrësit.
Ajoi shkruan në Twitter se priten hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri.
Yuri Kim shton se Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA dhe se do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t'u anëtarësuar në BE.
Yuri Kim: Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t'u anëtarësuar në BE.
