Krizë për vajin, Rama: Në një supermarket në Gjermani nuk blini dot sa bidonë të doni

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar rreth 30 minuta në sallën e Kuvendit ku u diskutua situata me rritjen e çmimeve në vend.

Në fjalën e tij edhe një herë theksoi se taksat për karburantet apo TVSH për ushqimet nuk do të hiqen.

Në të kundërt solli në vëmendje 3 mijë lekë kompensim për tre muaj për pensionistët, si dhe kredinë sovrane për furnizimin me ushqime.

"Deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin, Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura që ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë."

Duke risjellë në vëmendje luftën në Ukrainë, Rama solli në vëmendje se ky shtet zë 40 përqind të peshës së prodhimit me vaj, e tashmë ai u shpreh se kriza ka nisur të ndihet. Për këtë solli në vëmendje Gjermaninë.

"Në Gjermani nuk shkon dot në supermarket dhe të blesh sa të duash vaj."

Deklarata e Ramës solli reagimin e Berishës, cili nuk u lejua të fliste.

Në emër të grupit parlamentar të PD-së në foltore u ngjit Jorida Tabaku, e cila fjalën e nisi teksa Berisha ishte ende duke replikuar.

Si zgjidhje, Tabaku kërkoi nga qeveria heqjen dorë nga disa koncesione.

"Me kokën ulur të kërkoni ndjesë që Alqi Bllako dhe Lefter Koka kanë qenë pjesë e grupit  parlamentar të PS."

Për shkak se nuk u lejua në sallë, Berisha replikoi jashtë Kuvendit.

"U largua dhe ja mbathi. Për të blerë deputetë do dështojë me turp."

Megjithatë Berisha nuk pranoi të replikonte me fjalën e nisur nga Tabaku.

Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, por mbërriti vetëm 5 minuta pasi Berisha u largua. Para gazetarëve ai nënvizoi se po vazhdon punën për ribashkimin e PD.

"Po punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave."

Në sallën e Kuvendit, nuk munguan as shtrëngimet e duarve mes Bashës dhe disa prej deputetëve që dy javë më parë i kërkuan dorëheqjen.