Balla i kujton Berishës “non gratën”: Të flasësh ti për antikorrupsion është njësoj sikur të flasë Djalli për Biblën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS i ka rikujtuar në Kuvend Sali Berishës shpalljen “non grata” nga SHBA. Balla i dha një këshillë “miqësore” PD që mos e lejojnë partinë të shndërrohet në strehën e fundit komunist në Shqipëri. Sipas Ballës, Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe koha do tregojë në se SHBA ka të drejtë apo jo për shpalljen e tij “non grata.”

Balla: Është i vetmi i shpallur “non grata” për korrupsion të nivelit të lartë dhe ta dëgjosh të të bëjë moral për ndershmëri, moral antikorrupsioni është sikur të dëgjosh Djallin të flasë për Biblën. Është njëlloj sikur Djalli të flasë për besimin të dëgjosh Sali Berishën të të flasë për korrupsionin. Thirrja ime dhe sugjerimi im miqësor për PD është mos e shndërroni PD në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri.

Sali Berisha është mbetja e fusnit e komunizmit në Shqipëri, është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Teksa nuk reaguat tek plehrat dhe balta që hodhi Sali Berisha ndaj qeverisë tonë, duroni sadopak për të vërtetuar e mëdha që lidhen me atë që për fat të mirë lë sallën sa herë që kam nderin të marr fjalën në këtë sallë. Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët, pastaj koha do tregojë sa të drejtë ka SHBA.