Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe ka arrestuar një 44-vjeçar i cili ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit Luan.P, 44 vjeç banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
