Nuk është Man. United. Van Nistelrooy merr drejtimin e klubit të lavdishëm holandez

Pas një periudhe 5-vjeçare si asistent apo si trajner i të rinjve, vjen dhe momenti më i rëndësishëm në karrierën e Van Nistelrooy. Ish bomberi merr drejtimin e  klubit të lavdishëm holandez, PSV Eindhoven ku dhe ka luajtur e ka shkëlqyer si lojtar.

45-vjeçari shihej edhe si kandidat potencial për stolin e Man. United por sot ai u zyrtarizua nga klubi holandez ndoshta dhe duke parë ofertat në drejtim të tij nxituan ta konkretizonin marrëveshjen.

Ai nuk do të ulet menjëherë në stol pasi deri në fund të sezonit do të jetë Roger Schmidt në krye, një lëvizje që mund të ndikojë në ecurinë e skuadrës e cila po lufton kokë më kokë me Ajaxin për titullin.

Besimi që i ka dhënë PSV është i madh dhe kontrata e firmosur është e vlefshme deri në vitin 2025./Ora News/.