“Shpulla në Oscar” shndërrohet në murale

Skena e shpullës ishte momenti për të cilin e gjithë bota foli pas ceremonisë së 94 të çmimeve “Oskar”. Tashmë incidenti është shndërruar në një murale në Berlin nga artisti domenikan, Jesus Cruz Artiles.Ai ironizon me një meme kundër realitetit dhe dënon aktin e shumë kritikuar.

Shpulla që mori vëmendje botërore në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve “Oscar”, është shndërruar tashmë edhe në një murale. Artisti dominikan Jesus Cruz Artiles zgjodhi një rrugë në Berlin, për të përshkruar Will Smith duke goditur Chriss Rock.

Artisti e ktheu aktin e shumë kritikuar në një meme kundër realitetit, duke shkruar: "Jeta ime fantastike në mediet sociale" mbi Rock dhe "Jeta reale" mbi Smith.

Murali tërhoqi me shpejtësi vëmendjen e televizioneve gjermane, ndërsa në mediet sociale, Cruz mori komente të shumta që e përgëzonin për veprën.

Murali vjen pasi incidentit me komedianin Chris Rock, I cili bëri shaka me pamjen e Jada-Pinkett Smith gjatë mbrëmjes së çmimeve Oscar.

Ndërsa Will Smith reagoi dhunshëm edhe pse, në fillim, atij iu duk qesharake batuta e Chris.

Një ditë më pas, aktori Will Smith i kërkoi falje komedianit Chris Rock për atë që e quan një sjellje “të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij”.

Ndjesa erdhi pasi Akademia e Çmimeve “Oskar” reagoi ashpër për ceremoninë e të dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtoi edhe tërheqjen e statujës së artë për 53-vjeçarin, i cili u shpall “Aktori më i mirë mashkull” për rolin e tij në filmin “King Richard”.