I ngeli peng një kojshie? Ja pse Sadri Imeri ia vendosi emrin emisionit “Kojshia Show”
Sadri Imeri është një emër i dëgjuar në fushën e ShowBizzit, moderator i Kojshia Show, ku me humorin dhe ngacmimet e tij e ka çuar në një tjetër dimension programin që drejton.
Shumë spontan, i drejtpërdrejtë dhe mbi të gjitha me një sens humori të paparë ka arritu të fitojë vëmendjen e publikut e t’i mbajë të gozhduar para emisionit të tij.
I ftuar mbrëmjen e kaluar në D-Night me Dajana Shabanin ai na foli për jetën e tij dhe karrierën, e kësaj rradhe pyetjet provokuese dhe ngacmimet nuk do i bëjë Sadriu, por D-Night.
Dajana: Të ka mbetur peng ndonjë kojshie që ia vendose emrin emisionit “Kojshia Show”?
Sadri Imeri: Jo, realisht emisionin kur e kam filluar e nisa me idenë që të bënim muhabet/ Biseda si kojshia me kojshinë, pra të flasim shlirë dhe koncepti i emisionit ka qenë në fillim që ne komshinjtë i marrin nëpër gojë, ndërsa punët tona i kemi llom. Prandaj ky ishte koncepti dhe mysafiri ynë kur të vinte në emision të fliste shlirët, tamam si komshia me komshinë, pa doreza siç thoni ju. Besoj se ia kemi arritur qëllimin.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
