Një rikthim në Australi? Rita Ora rrëfen planet e së ardhmes: Është diçka që po e mendoj

Rita Ora është një nga emrat më të suksesshëm në  showbizin botëror me një karrierë ta pasur muzikore. Rita është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale teksa ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria si dhe nga projektet e saj të afërta.

Së fundmi ajo ka pozuar në plazhin “Harper’s Bazaar Australia” teksa një vëmendje të veçantë e ka marrë paraqitja e saj.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan argjendi me thekë dhe dukej një divë e vërtetë.

Sa i përket karrierës së saj, Rita është pjesë e jurisë të “The Voice” ku ka treguar se kjo është një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.

Në një bisedë për revistën ajo ka treguar se dëshira për të jetuar në Australi krah të dashurit të saj Taikaa Waititi është e madhe por ende nuk ka një plan konkret, megjithatë nuk e përjashton si mundësi.

‘Kush e di? Rikthimi në Australi nuk është i përjashtuar. “Më ka pëlqyer shumë jeta ime këtu dhe kam krijuar disa miq të shkëlqyer. Kurrë mos thuaj kurrë. Sigurisht që nuk është jashtë planeve”, është shprehur ajo.

Ndër te tjera ajo ka treguar se të jesh e famshme nuk është diçka shumë e jashtëzakonshme, pasi në fund të ditës kur shkon në shtëpi asaj i pëlqen të jetë një njeri normal.

"Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës, ‘Si është fama?’ Dhe është vërtet e vështirë të shpjegosh famën nëse nuk je i famshëm. Është një koncept shumë i çuditshëm.  Nuk e mendoj realisht si realitet… nuk e marr me vete në shtëpi. Më pëlqen ta mendoj veten si një person normal. Të gjithë ata që më takojnë më thonë: ‘Uau, je super me këmbë në tokë’. Por unë kam qenë gjithmonë e tillë. Dhe kur dal jashtë, e di. Njerëzit mund të vijnë dhe të flasin me ju. Njerëzit mund të vijnë dhe t’ju bëjnë fotografi. Është diçka që vjen me kohën", tha Ora.