E goditi me shpullë në ceremoninë e Oskars, Will Smith i kërkon falje publike komedianit
Will Smith i ka kërkuar falje publike komedianit Chris Rock pasi e goditi në fytyrë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar të dielën në mbrëmje.
“Batutat për mua janë pjesë e punës, por ajo që tha Chris për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, -shkroi në Instagram fituesi i Oskarit si aktori më i mirë me rolin e tij në “King Richard”, duke e quajtur “të papranueshme dhe pajustifikueshme" sjelljen e tij.
“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, -shkruan Smith në një postim të gjatë në Instagram.
"Sjellja ime në Academy Awards ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Dua të kërkoj falje publike, Chris. Kam gabuar dhe ndihem në siklet. Veprimet e mia nuk janë tregues i njeriut që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë, në një botë dashurie dhe mirësie”, -shtoi ai.
