Ja si reagoi ish bashkëshortja e Will Smith për shpullën në ceremoninë e Oscars
Ish-bashkëshortja e Will Smith, Sheree Zampino publikoi në profilin e saj zyrtar të Instagramit një fotografi ku shfaqet së bashku me aktorin teksa ai mbante në dorë statujën e tij “Oscar” pas fitores së çmimit si aktori më i mirë në interpretimin e filmit “King-Richard”.
“Natë epike” Urime! Kur ti fiton, në të gjithë fitojmë-ka shkruar ajo.
Në foton në fjalë, Sheree dukej mahnitëse e veshur më një fustan në ngjyrë të zezë, një shall mbështjellë rreth kokës në ngjyrë të bardhë dhe flokët e valëzuara.
Sheree dhe Will ishin të martuar nga vitit 1992 deri më 1995 dhe janë prindër të dy fëmijëve.Pas ndarjes së tyre, aktori është takuar me Jada Pinkett Smith teksa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë natën e vitit të ri më 1995.
Dyshja gjithashtu janë prindër të dy fëmijëve Jaden dhe Willoe Smith.
Ish-bashkëshortja e aktorit, Zamipino drejton një sallon bukurie, dhe gjatë ditës së dielë ishte prezente në festën e “Oscar” së bashku me yje të tjerë të showbizit si:Elton John. Garcelle Beuavais, Kyle Richard, etj.
Më vonë, gjatë ceremonisë ajo ju bashkua fëmijëve dhe vjehrrës së Smith teksa prisnin rezultatet e emrave fitues dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.
Ndonëse mund të duket i çuditshëm fakti se si ata ruajnë ende një marrëdhënie kaq të ngushtë me njëri-tjetrin, Will dhe Sheree na vërtetuan se një ish-partner mund të jetë miku yt më i mirë.