Akuzohet se ka përdhënuar një të mitur, vjen për herë të parë reagimi i Gjikos
Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka reaguar për herë të parë pas lajmit se akuzohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur në korrik të vitit 20-15.
Gjiko, pas disa ditësh heshtje ka zgjedhur të reagojë, ku dhe ka hedhur poshtë të gjithë akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, mohon se i ka premtuar dikujt karrierë, ka përdhunaur një të mitur e aq më pak ta ketë droguar.
Për Gjikon e gjitha kjo situatë është e sajuar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.
Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.
Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

