“Puth gruan time” Dëshira e çuditshme e partnerit të një fanseje në koncertin e Malumës bën xhiron e rrjetit
Në ditën e verës, më datë 14 Mars ylli i muzikës së njohur botërore, Maluma ishte pjesë e një koncerti të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mijëra fansa u mblodhën të shihnin shfaqjen që dhuron ylli latin për disa orë në tingujt e muzikës.
Ashtu siç edhe kishte lajmëruar, touri i tij “Papi Juancho” do të vazhdojë edhe në shumë vende të tjera europiane. Nga fotot e publikuara në Instagram duket se ai është i shoqëruar jo vetëm nga trupa e tij profesionale, por edhe nga partnerja.
Në koncertin e organizuar së fundmi në Luksenburg ka ndodhur diçka e pazakontë. I pozicionuar në vijën e parë të fansave që ndoqën nga afër koncertin e tij, një burrë mban një pankartë në duar dhe shkruan: Puth gruan time”.
Kjo pankartë e cila në llojin e saj duket mjaft e veçantë ka tërhequr vëmendjen e artistit i cili sigurisht ia ka plotësuar dëshirën.
Por, këtë radhë ai nuk e ka puthur në buzë, por në faqe duke respektuar kështu prezencën e partneres së tij në koncert dhe të bashkëshortit të vajzës në fjalë.
E dashura e Malumës quhet Susana Gomez. Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2020, kur ata u fotografuan së bashku.
Sussa nuk është një emër i njohur i shoëbizit, pasi në profesion është një arkitekte.Duket se gjërat mes tyre janë serioze pasi Maluma e ka prezantuar atë edhe me pjesën tjetër të familjes.