Dajana do zhvendoset në Kinë? Ja detaji që mund t’ia ndryshojë mendjen
Ajo është Burbuqe Spahiu, drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, e cila prej vitesh ka jetuar në Pekin dhe ka një lidhje shumë të veçantë me atë vend.
Jemi mësuar shpesh të flasim për shenjat e horoskopit, por kësaj rradhe kemi zgjedhur që parashikimin të na e bëjnë nga viti i lindjes.
Dhe kjo mënyrë e parashikimit ka të bëjë me Horoskopin Kinez, i cili bazohet në një cikël 12-vjeçar ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Referuar horoskopit kines çdo shënjë përcaktohet nga viti i lindjes.
Spahiu: Lidhja ime me Kinën fillon që në vitin 2002 pasi ikëm si familjë ku burri im u zgjodh si diplomat i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin. Impakti që kisha ishte i befasishëm dhe Azia nga Evropa janë dy botë të kundërta, me kultura ndryshe, një vend enigmatik që të josh me sharmin e tij dhe ti mundohesh të marrësh diçka nga ajo kulturë enigmatike.
Kur erdhëm në Shqipëri ne themeluam shoqatën Alb-China që merret me marrëdhëniet kulturore midis Kinës dhe Shaqipërisë. Në Kinë njihet shumë pak Shqipëria dhe është vetëm një brez mbi moshën 50-vjeç që dinë për Shqipërinë, për filmat, por nuk e dinë kulturën tonë të pasur, të larmishme e të mrekullueshme që ka vendi ynë.
Dajana: Jam shumë kurioze të di pak për mentalitetin e kinezëve sepse më duken një rracë shumë e ftohtë
Spahiu: Gruaja bën ligjin, burri gatuan
Dajana: Aaa do shkoj në Kinë u pa puna, aty gjekam veten unë!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
