33 vite në skenë, Bujar Çiçi : Këngëtarët në vitet 80’ cilësoheshin “rrugeçër”

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ishte Bujar Çiçi këngëtar i muzkës popullore. Mund të themi që është një artist i vërtetë pasi ka një karierë të gjatë muzikore prej rreth 33 vitesh. Ai është vlerësuar si “Mjeshtër i madh” dhe si “Mirënjohja e Tironës”. 

Bujar Çiçi që prej vitit 1993 numëron mbi 14 recitale. Karriera e tij ka nisur që nënë moshën 18 vjeçare. Indicia e tij e parë ka qenë komunikimi me një bandë muzikore të cilët i ka njohir në një dasëm shqiptare. Bujar Çiçi u shpreh se “Në vitet 80’ këngëtarët kishin një lloj paragjykimi dhe quheshin “rrugeçër”.

Në vitin 1992 Bujar Çiçi ka bërë recitalin e tij të parë privat në RTSH. Recitalin e tij të parë e ka bërë me një kostum të marrë borxh. Këtë recital Bujari e kujton sot si diçka shumë e bukur në jetën e tij. 

Kënga që këndoi në atë koncert ishte kënga e “Refugjatit”që bëri të qajnë shumë nëna për djemtë e tij që i kishin jashte vendit. Këngët që Bujari ka kënduar në përgjithësi kanë qenë këngë me përmbajtje patriotike. Që pas kohës së komunizmi Bujari filloi ti kushtonte shumë këngë vendit të tij të lindjes pra për Tiranën. 

 Ai është një fans shumë i madh i këngëve tradicionale dhe këngët e tij të preferuara janë “Për ju këndon Bujari” dhe kënga “Nji Tiron, nuk bohen dy”.

 Këto dy këngë kanë pasur një impakt shumë të mirë dhe në publik.  Me gjithë modestinë që e karakterizon Bujari tregoi në emision që i ka ndjerë shumë të afërt adhuruesit e këngëve të tij. Bashkëpunimet e Bujarit kanë qenë të shumta me këngëtarë të njohur si Vasillaq Vangjeli, Liliana Kondakçi etj.

Shumë këngë janë etiketuar si këngët e Bujarit”.