Ndryshimi i stinëve, ja si të kujdesemi për lëkurën
Sa herë që ndryshon stina çdo njeri duhet të ketë një kujdes shumë të veçantë për lëkurën e tij. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ishte dermatologia Erinda Kollcaku e cila na tregoi më shumë rreth kujdesit të lëkurës në këtë stinë të nxehtë që po afrohet.
Patologjitë më të shpeshta që ndodhin në këtë periudhë është fakti se gjëndrat yndyrore fillojnë të prodhojnë më shumë yndyrë edhe gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë.
Shqetësimet që shfaqen në këtë periudhë janë pikërisht alergjitë nga lulet dhe kjo gjë sjell shumë kruarje dhe infeksione të lëkurës. Erinda u shpreh se “Pacientët në këtë periudhë kujdesen më shumë për lëkurën e tyre si dhe janë kuriozë për më shumë informacione”.
Për lëkurat e thata dermatologia këshilloi që të përdoret një hidratant i lehtë dhe maska të ndryshme. Një tjetër këshillë ishte dhe përdorimi i një kremi mbrojtës nga dielli.
E vetmja periudhë ku mund të marrim rreze dielli është periudha e mëngjesit. Dielli duhet të shmanget absolutisht në periudhën e drekës. Dielli është një nxitës i plakjes së lëkurës. Ndërsa për pacientët të cilët kanë alergji nga lulet në stinën e pranverës duhet të përdorin medikamente që e parandalojnë.
Për sa i përket ekzemave të fytyrës Erinda këshillon që mos të përdorin mbrojtës dieli pasi rrezet shërbejnë për përmirësimin e kësaj lëkure.
Gabimet më të mëdha që ne bëjmë me lëkurën është mospërdorimi i kremit të diellit i cili duhet të përdoret çdo 2 orë. Një tjetër gabim që ne bëjmë është edhe mos larja e fytyrës para se të flemë gjumë.

