Edhe Olti Curri ‘goditet’ me shuplakë, po jo nga Will Smith
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 11:40
Gjithmonë ndodh që incidentet të shkaktuara nga figurat publike mund të kthehen në meme në rrjete sociale.
Ndonëse në thelb Will Smith pas goditjes me shuplakë që i dha komedianit Chris Rock dëshironte të tregonte se askush nuk mund ta cënojë gruan e tij, nuk ka shpëtuar pa u kthyer edhe në meme.
Opinionisti i njohur Olti Curri si gjithmonë me humorin që e karakterizon ka vendosur që edhe këtë radhë të mos i shpëtojë diçka e tillë e ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.
Ai ka publikuar në faqen e tij zyrtare të Instagramit një video ku Dorina Mema e goditi me shuplakë pasi ky i fundit shprehet se fitnesi e ka mërzitur.
Sigurisht që e gjitha kjo ka qenë një shaka për të ironizuar disi situatën e krijuar në ceremoninë ‘Oscar’.



