"Kjo është koha" një emision dedikuar tërësisht muajit të begatë të Ramazanit në RTV Ora dhe Kalendari


Me datën 2 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të shtunë nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit.

Këtë vit Ramazani do të fillojë me datën 2 prill dhe do të përfundojë me datën 1 maj. Ndërkaq me datën 2 maj do të jetë festa e Fiter Bajramit e cila përmbyll dhe mbarimin e muajit të  Ramazanit. 

"Kjo është Koha" për ti dedikuar dhe një emision në RTV Ora.

Emisioni me të njëjtin titull nis trasmetimin çdo ditë nga data 2 Prill nga ora 17:00 - 18:00 

"Kjo është Koha" për të kuptuar, për të vlerësuar, për të besuar, për të adhuruar, për të falur.....

Biseda në studio dhe lidhje të drejtëpërdrejta mbi sfidat dhe mundësitë që na ofron muaji i begatë i Ramazanit.

Muaji i Ramazanit sjell dhe dy momente të veçanta siç janë syfyri dhe iftari ku ulin në tryezë të gjithë familjarët së bashku. 

Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë islame. Në këtë muaj besimtarët luten, rrisin ndjesinë dhe përkushtimin ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes dhe ndjesinë e ndihmës dhe bamirësisë.

Kalendari

Më poshtë keni kalendarin e muajit të Ramazanit në të cilin tregohen oraret e syfyrit dhe iftarit:

"Kjo është koha" një emision dedikuar