Vatër zjarri në anë të rrugës kombëtare Milot-Burrel, rrezikoi varrezat e fshatit
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 13:48
Një vatër zjarri u shfaq në anë të rrugës nacionale Milot-Burrel, prane fshatit Skuraj.
Flakët përfshinë pyjet dhe bimësine në anë të rrugës, duke rrezikuar dhe varrezat e fshatit.
Të njoftuar nga banorët, në terren mbërriten menjëherë punonjësit e emergjencave të Njësise Administrative Milot bashkë me administratorin Dritan Preçi.
Fillimisht u ndërhy me mjete rrethanore e më pas mbërritën zjarrfikësit e Laçit, të cilët bënë të mundur vënien në kontroll të zjarrit.
