Dyshime për interesa biznesi, dy ekspertiza të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës
Dy ekspertiza të ndryshme për një pallat të dëmtuar nga tërmeti në Durrës kanë ngritur në protestë banorët që prej më shumë se dy vite jetojnë me qira. Ata kanë dyshime se pas vendimit për shembjen e objektit 12 katësh ka interesa biznesi.
Ky pallat 12 katësh në Durrës u dëmtua nga tërmeti I 26 Nëntorit 2019.
Dy ekspertiza në kohë të ndryshme kanë dalë në rezultate të ndryshme.
E para vlerësonte se pallati duhet riparuar nga vete banorët përmes bonusit dhe bashkia hapësirën e përbashkët.
"Kemi dy oponenca që flasin kundër njëri-tjetrit."
Ekspertiza e dytë ka dalë në përfundimin se pallati duhet shembur.
Banorët kanë dyshime se pas këtij vendimi ka interesa biznesi, ndaj këtë të mërkurë dolën në protestë para bashkisë Durrës.
"Për tekat e njërit, është individ, ka bërë ndonjë kompromis ai dhe ne rrimë përjashta."
'Kemi të drejtën tonë për të marrë një përgjige."
Përfaqësues të 65 familjeve që prej tre vitesh jetojne me qira kërkojnë nga bashkia e Durrës një riekpsertim të thellë dhe transparent për pallatin e dëmtuar.

