“Klodian Zoto përfitoi 10 mln euro nga landfilli i Vlorës”/ Shehaj akuza SPAK: Ende nuk ka veprime për Tiranën
'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv publikoi dokumente të reja se si ka përfituar Klodian Zoto miliona euro nga paratë publike.
Kryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj tha se Zoto ka përfituar 10 milionë euro për landfillin e Vlorës, duke krijuar partneritete me kompani jashtë vendit dhe më pas fitohen kontrata të majme në Shqipëri.
Shehaj tha se Zoto ka krijuar edhe kompani fantazmë më pas përmes 'Zoto Consulting' për të grabitur buxhetin e shtetit.
Gjithashtu, ish-drejtorja e Tatimeve publikoi të dhëna nga tenderat e fituara nga Zoto në disa ministri dhe drejtori.
"Sot jemi në momentin ku nuk mund të flasim më për procedurë. S'ka më vlerë. Procedura është e gjitha në shkelje. SPAK s'pati vullnet të merrej me procedurën, sepse po të ishim për shkak të procedurës, sot nuk do të kishim vetëm anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertës së famshme që ka ardhur për Tiranën, Fierin dhe Elbasanin, do të kishim jo vetëm këta të Fierit, si zonja Kondi, por edhe grupin e punës që punoi për Elbasanin dhe grupin që punoi për Tiranën. Ende sot nuk kemi veprime fare për Tiranën.
Po të ishte për procedurën, do të kishim të gjithë qeverinë, do të kishim të parin Engjëll Agaçin në burg për letrën e Lefter Kokës. Por ajo çka duhet sot të flasim, është që kjo lloj skeme nuk është thjesht një skemë që këta morën. Ky nuk është një gol. Përveç 430 mln do merren për 30 vjet dhe 110 mln dollarë janë marrë deri tani, Klodian Zoto ka marrë edhe kontratën e landfillit të Vlorës, nga AKUM, e lidhur në prill 2020, një partneritet mes AKUM-it dhe Kfw. Ka marrë pagesa nga ky landfill. Gjasme kanë partneritet me një 'Bulfaro' në Itali dhe më pas fitohen kontrata këtu.
Ky zotëria ka marrë fonde publike direkt dhe me nënkontraktim në OSHEE, Ministria e Mjedisit, Mirëqenies Sociale, Klodian Zoto bën bazën materiale te shkolla 'Karl Gega', bën rrugë zotëria, sjell matësa për OSHEE, për ujësjellësat, për rrugë qyteti. Ka një kontratë edhe me 'Albstar' për rrugën e Lumit të Vlorës-Qeparo. Ka fituar këtu nja 350 mijë dollarë. Klodian Zoto del kudo dhe do vazhdojë.
Ajo që është shqetësuese është që, Alqi Bllakon e kemi denoncuar me prova dhe fakte që është në konflikt interesi. Kur po negociohej landfilli i Vlorës, babai i Alqi Bllakos u punësua te inceneratori i Tiranës. Këtu ka patur një kompani që ishte 'Zoto Consulting', nga këtu hapeshin të gjtiha kompanitë e tjera fantazmë, si kompania e hapur nga shoferi i Mirel Mërtirit", u shpreh Shehaj./ Syri.tv/


