“Edmond” nga 31 marsi në Teatrin Kombëtar

Shaqja “Edmond” është një shfaqje me një kast të mrekullueshëm aktorësh e cila do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në datën 31 Mars.

Indrit Çobani regjisori i kësaj shfaqje i ftuar në emisionin “Jeto me orën” na tregoi se kjo shfaqe është një urë lidhëse e mrekullueshme mes aktorëve të shfaqjes dhe publikut. Nga kjo pikëpamje kjo shfaqe sjell lidhjen e tyre në mënyrën më të vërtetë. Sfidat më të madha që ka një regjisor në një shfaqe është hapi që hidhet nga e njohura drejt një të panjohure pasi gjithë “udhëtimi” ka qenë plot vështirësi.

Indrit Çobani u shpreh se “ Kjo shfaqe është një ëndërr e bukur që nuk do ta ndërroja me asgjë tjetër”. “E bukura  është se ka të njëjtin rritëm deri në fund” u shpreh aktori Vasjan Lami.

“Edmond” është një shfaqe e cila një spektator nuk mund të shkëputet dot prej që prej fillimit deri në fund.”

Ky është një fat i madh pasi rrallëherë ndodh në një teatër që spektatori ta ndjekë shfaqen deri në fund” shprehet Lami.

Ndërsa nga aktorja Ilida Bejleri  kjo shfaqe u cilësua si shfaqe pasioni dhe ëndrrash. Në këtë shfaqe fryma e bashkëpunimit mes aktorëve dhe regjisorëve ka qenë fantastike, gjë e cila shihet edhe ne rezultatin e saj. Teatri si një art sintetik e ka shumë të rëndësishme frymën në grup.

Në këtë shfaqe teatrale aktorët luajnë disa role dhe bë momentin që njëri nga aktorët po kuan rolin e tij, aktori tjetër ndërron veshjen dhe shfaqet si një personazh i tjetërsuar dhe kjo është magjia e saj.