Niça e vllehëve po zhduket! Nga 12 kisha e 5 ura, kanë mbetur dy monumente të rrezikuara

Niça është një fshat në Malësinë Pogradecit i banuar kryesisht nga vllehët. Nga 12 Kisha e 5 ura shekullore, atje kanë mbetur vetëm dy monumente që rrezikohen të nga mungesa e ndërhyrjeve. Dikur me 15 mijë banorë, sot kanë mbetur vetem 15 familje.

Fshati Niçë në Malësinë e Pogradecit dikur kishte 12 kisha si pjesë e e trashëgimisë kulturore e historike jo vetëm të zonës.

Sot këmbana bie vetëm në njërën prej tyre që ka mbetur në këmbë.

Në derë mban shënimin “Monument Kulture”, por dorën mbrojtesë të institucioneve se ka parë kurrë.

E harruar, ka hyrë në rrugën e zhdukjes.

Këmbanorja e çatia janë në prag të rrëzimit.

"Këmba është duke rënë, brenda tavani pikon."

Ikonat dhe muralet origjinale më shumë se 300 vjeçare po shkatërrohen.

"Një pjesë ka rënë dhe një pjesë është gati. Nëse vazhdon edhe disa vjet do të zhduket."

Mund ti shpëtojë vetëm një ndërhyrje e specializuar.

"Kisha nuk pret kur del fondi".

Kjo urë me qemer vlerësohet të jetë rreth 320 vjeçare.

Është e vetmja që i ka mbijetuar kohës nga 5 të tilla që ka pasur fshati.

"Katastrofë historike, kulturore dhe trashëgimore."

Faktorët natyrore e kanë dhënë efektin e tyre, duke rrëzuar pjesë të urës, që tashmë rrezikohet e gjitha.

"U tregua një projekt në Ministrinë e Kulturës dhe u tha se do të ndërhyhet në mënyrë urgjente por asgjë nuk është bërë dhe asgjë nuk ka ndërmend të bëhet siç duket."

Niça e Pogradecit, e banuar kryesisht nga vllehët dikur përllogaritet se kishte 3 mijë shtëpi dhe rreth 15 mijë banorë. Sot kanë mbetur vetem 15 familje.