“Tre Dimra”, regjisorja Rozi Kostani: Ka të vërteta që i ndeshim të gjithë. Ja ku bazohet shfaqja
Në pjesën e parë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishin të ftuar dy artistë të njohur shqiptarë si Rozi Kostani dhe Xhino Musollari, për të folur më shumë rreth shfaqjes “Tre dimrat”.
Kjo shfaqje e shkrimtares kroate Tena Stiviçiç vjen me regjinë e Rozi Kostanit, me një kastë aktorësh të njohur në vend. Ngjarje që hidhen dritë mbi problemet e shoqërisë moderne nga këndvështrimi i grave. Kostani u shpreh se kjo shfaqje i vjen në ndihmë gjikthkujt, ku tha se mund ta gjejnë veten aty.
“Gjithsecili mund të gjejë veten në të shkuarën apo të tashmen në këtë vepër. Ngjarjet zhvillohen në 45’ dhe e gjithë intriga e saj bie pasi djali i një familje të pasur bie në dashuri me një shërbëtore. Tek publiku vjen një udhëtim në kohë gjatë 75 viteve, ku fokusohen tre periudha historike të tranzicionit që ka kaluar apo vazhdojnë të kalojnë popujt e rajonit tonë, si vendi ynë ashtu edhe Kroacia me një ngjashmëri të plotë me realitetet si në vitin 1945 me ardhjen në pushtet të komunistëve, ashtu edhe në 1990 me ardhjen e një demokracie të brishtë apo edhe me përpjekjet në 2011 për të hyrë në Bashkimin Europian”, tha Kostani.
Ndërsa, aktori Musollari u shpreh se “është një emocion dhe përjetim i jashtëzakonshëm, që nga moment që vesh kostumin e rolit e deri kur bëhesh spektator i saj”.
Kostani u shpreh se në këtë shfaqje luajnë rreth 16 aktorë, ndër ta përmendi “Luiza Xhuvani, Elia Zaharia, Sonila Kapedani, etj.
"Jemi përpjekur të shmangim klishenë. Publiku është shprehur se kanë marrë një sërë ndjesish nëpërmjet kësaj vepre, ashtu siç kanë qarë edhe kanë qeshur”, tha ndër të tjera ajo.
“Tre dimrat” bazohet në historinë e një familjeje të mbajtur së bashku nga guximi për të mbijetuar. Nga mbetjet e monarkisë , më pas komunizmi, pastaj demokracia e më pas përpjekjet për të qenë në një Europë të gjerë. Katër breza grash të cilat duhet të mbijetojnë. E vetmja konstante është shtëpia. Rozi Kostani e ka sjellë mjeshtërisht përshtatur në realitetin shqiptar me lojën e bukur aktoriale të artistëve shqiptar.
“Tre dimrat” e u shfaq për herë të parë premierë në Teatrin Kombëtar të Londrës, në nëntor të vitit 2014 . Në vitin 2015 çmimin “Susan Smith Blackburn”.
