Aga: Kombëtarja gjithmonë emocionon, na përfaqëson. Talenti "shqyen" dyert
Gazetari Ylli Aga, ka komentuar ndeshjen Shqipëri- Spanjë, ku kjo e fundit doli fituese.
I ftuar në “Ora Sport” në RTV Ora, Aga tha se kombëtarja shqiptare me ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kishte emocion, ndërsa shtoi se edhe ne si shqiptarë ndihemi të përfaqësuar nga kjo skuadër.
Ndër të tjera ai tha se I shqyen të gjitha dyert.
Ylli Aga: Në çdo rast që është skuadra kombëtare na emocionon. Realisht ndjehemi të përfaqësuar te kjo skuadër, dhe besoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme. Do doja ta shihja përtej pjesës sportive, si një model. Nëse në ekipin kombëtar ne kemi ekipin më të mirë kudo që ata luajnë. Pse mos të jetë kështu dhe në fushat tjera. Pse mos të kemi një qeveri me emra që kanë bërë karrierë diku tjetër dhe të na përfaqësoj si shtet. Jam vërtetë i emocionuar për këtë paraqitje. Talenti i ‘shqyen’ të gjitha dyert.
