Përballja me Spanjën, Zhupa: Ekipi premton, me këtë motiv mund të shkojmë në "Euro 2024"

Trajneri i futbollit, Eduard Zhupa ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Spanjë, ku kjo e fundit doli fituese.

Në emisionin “Ora Sport” në Rtv Ora, Zhupa u shpreh, se ekipi i Shqipërisë premton në të ardhmen dhe sipas tij nëse ekipi ecën me këto ritme mund të jetë në avantazh për të qenë pjesë e kampionatit evropian.

Eduard Zhupa: Mendoj se ekipi jonë premton për të ardhmen, dhe ajo që është më kryesorja, nëse në ndeshjet eliminatore do të shkojmë më këtë lloj motivi, me këtë lloj besimi, qoftë në mënyrën e ekzekutimit të lojës qoftë edhe në performancën e lojtarëve, mendoj se Shqipëria do të jetë në avantazh për të qenë  në kampionatin evropian të ardhshëm.