Sekuestrohet superjahti rus në Londër.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 16:42
Mbretëria e Bashkuar ka sekestruar superjahtin rus në ujërat e Londres.
Ai thotë se jahti 38 milionë funte, i quajtur Phi, është në pronësi të një biznesmeni rus të paidentifikuar.
Sekretari i transportit Grant Shapps thotë se masa është "një paralajmërim i qartë dhe i ashpër për Putinin dhe miqtë e tij".
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Jahti 58,5 m i gjatë është jahti i i tret më i madh i ndërtuar nga ndërtuesi i anijeve Royal Huisman dhe përfshin atë që ndërtuesit e quajnë një "bodrum vere i pafund" dhe pishinë të patentuar me ujë të ëmbël.
