Eshtë koha që bisedimet të japin rezultate konkrete, thotë Erdogan. Video e takimit
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha se si Zenelsky dhe Putin janë ‘miq të çmuar” ndërsa ai I afrohej skenës ku pritet të mbahen bisedimet mëngjesin e sotëm në Stamboll.
Ai thotë se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve - dhe se Turqia mund ta presë atë gjithashtu.
Ai u tha gjithashtu ekipeve ruse dhe ukrainase se të dyja palët kanë "shqetësime legjitime", por se kemi arritur në një moment kur bisedimet duhet të japin "rezultate konkrete".
Presidenti turk bëri thirrje për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës përpara bisedimeve të paqes në Stamboll për t'i dhënë fund luftës që është në fillim të muajit të saj të dytë.
“Ne besojmë se një paqe e drejtë nuk do të ketë humbës dhe një konflikt i zgjatur nuk është në interesin e askujt”, u tha Erdogan negociatorëve rusë dhe ukrainas në metropolin turk.
Turkish President Recep Tayyip Erdogan reiterated his call for a cease-fire between Russia and Ukraine ahead of peace talks in Istanbul to end the war which is early into its second month https://t.co/9yA8If1M2a pic.twitter.com/CR1zhE4w90
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) March 29, 2022
