Ministri i Jashtëm i Lituanisë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Linas Linkvicius, ministri i jashtëm i Lituanisë, ka bërë thirrje për sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Teksa ka shpërndarë një foto ku shihen fëmijët duke fjetur brenda një podrum Linkvicius thotë se është "koha për të hapur sytë”.

 

“Asnjë inflacion apo çmim i energjisë nuk ia vlen të vrasësh civilë”, shton ai.

Lituania është një anëtare e NATO-s dhe kufizohet me aleatin rus, Bjellorusinë.