Turqia: Përparimi më i madh i bërë deri më sot në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 15:50
Turqia i është përgjigjur bisedimeve të paqes që ajo ka organizuar mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll sot.
Ministri i Jashtëm i vendit Mevlut Cavusoglu tha se bisedimet e takimit të parë ballë për ballë midis dy palëve në më shumë se dy javë - kishin parë përparimin më domethënës që nga fillimi i diskutimeve midis dy palëve.
Cavusoglu tha se Turqia mirëpret arritjen e kompromisit të dy vendeve dhe një mirëkuptim të përbashkët për disa çështje, duke përsëritur se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai tha se çështje më të vështira priten të diskutohen midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në të ardhmen.

