Kapen me 150 mijë euro kokainë, në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, janë arrestuar pasijanë kapur në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike.

Mediat italiane, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shqiptarët të moshës 43 dhe 57 vjeç dhe italiani në moshën 29-vjeçare.

Si nisën hetimet?

Fillimisht policia vuri në pranga 29 vjeçarin italian ku pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën rreth 130 gr. kokainë, një shufër precize dhe shënime të shkruara me dorë që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme. Hetimi i mëpasshëm u fokusua në dy shtetasit shqiptarë, pasi dyshoheshin se merreshin me trafikim të sasive të mëdha të kokainës.

Shërbimet e shumta të përndjekjes bënë të mundur dokumentimin, gjatë një takimi mes të dyve, që u zhvillua në periferi të qytetit të Cuneos.

Policia italiane kontrolloi edhe shtëpinë 57 vjeçarit shqiptarë, ku gjeti lëndën narkotike të llojit kokainë prej 1,150 gr  të fshehura në një kuti si dhe 20 mijë euro të gjitha në kartëmonedha 100 ose 50 euro, të cilësuara si të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të kokainës.

Nëse kokaina e kapur do të hidhej në treg ajo do të kapte një vlerë me 150 mijë euro.