Miliarderi rus Roman Abramovich në bisedimet e Stambollit

Miliarderi rus Roman Abramovich – pronar i klubit të futbollit Chelsea – është parë brenda sallës ku po bëhen bisedimet mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, në Stamboll.

Në fotot e transmetuara nga mediat turke, ai shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin - zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje përkthimi.

Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit.

Prania e Abramovich sugjeron se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.

Dje dolën raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji.

Miliarderi rus Roman Abramovich në bisedimet e Stambollit