Lufta në Ukrainë, Kremlini: Askush nuk po mendon të përdorë armë bërthamore
Që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt, ka pasur shqetësime mbi synimet e Rusisë se do të përdorë armë bërthamore në luftë.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sot në një deklaratë për mediat vendase ka thënë askush nuk po mendonte për përdorimin e armëve bërthamore.
I pyetur nëse Putin kishte sugjeruar më parë se do të përdorte armë bërthamore nëse një palë e tretë përfshihej në konfliktin në Ukrainë, Peskov tha: "Jo. Nuk mendoj kështu. Askush nuk po mendon të përdorë armë bërthamore"
Gjatë intervistës së tij, Peskov i përshkroi gjithashtu komentet e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus këtë fundjavë si "mjaft alarmante".
“Deklarata e tij nëse Putini nuk duhet apo duhet të jetë në pushtet në Rusi është sigurisht e papranueshme. Nuk i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të vendosë se kush do të jetë dhe kush është presidenti i Rusisë, është populli i Rusisë ai që vendos gjatë zgjedhjeve."- tha ai.
