Çfarë është alopecia, sëmundja nga e cila vuan bashkëshortja e Will Smith
Në edicionin të 94-të i çmimeve Oskar, vëmendjen kryesore e mori një shpullë e Will Smithit ndaj kolegut të tij që moderonte atë mbrëmje gala, se fakti kush i fitoi çmimet Oscar të këtij viti.
Will Smith u ngjit në skenë dhe goditi Chris Rock-un pasi komediani bëri një shaka me gruan e Smithit, Jada Pinkett-Smith. Ai do të tallej me rënien e saj të flokëve, ndërsa Jada vuan nga një sëmundje, ndaj edhe është detyruar që ta rruajë kokën. Pikërisht këtë tallje ndaj familjes së tij nuk e ka toleruar dot aktori Will Smith.
Po çfarë është alopecia sëmundja që vuan gruaja e Smith, Jada Pinkett-Smith?
Alopecia, është një çrregullim që çon në rënien e flokëve dhe që mund të shfaqë forma dhe shkallë të ndryshme ashpërsie e pasoja pasoja të forta psikologjike tek ata që e vuajnë por edhe tek ata që janë pranë pacientit.
Dermatologia Laura Colonna, ka shpjeguar këtë sëmundje duke iu referuar sherrit mes aktorit Will Smith dhe Chris Rock në ceremoninë e Oscarit pas një shakaje drejtuar gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.
Alopecia, shpjegon Colonna, drejtuese e shërbimit Dermocosmetology dhe Trichology të Institutit Dermopatik të Konceptimit të Papërlyer (Idi) në Romë, është një "sëmundje auto-imune në të cilën limfocitet, qelizat e sistemit imunitar, nuk lejojnë flokët të rriten.
Sipas saj mund të ketë forma të ndryshme, si alopecia areata (me një ose më shumë pika të rënies së flokëve) dhe alopecia universale (në të cilën ka rënie totale të flokëve).
Shumë herë, thotë ekspertja, sëmundja mund të çojë në depresion por në disa raste është një patologji vetë-shëruese sepse flokët mund të rriten përsëri pas një periudhe kohe.
Por pavarësisht kësaj kjo sëmundje mund të përsëritet.
Forma e alopecisë cikatriciale është e ndryshme, pasi flokët shkatërrohen totalisht dhe nuk mund të rriten më.
Alopecia prek rreth 2% të popullsisë, përfshirë fëmijët. Colonna, thekson se kjo është një sëmundje me ndikim të fortë psikologjik dhe mund të krijojë vuajtje të thellë tek njerëzit.
