OKB thirrje Rusisë për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2022, 21:59
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje Rusisë, për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Antonio Guterres, bëri të ditur se ka udhëzuar shefin e sektorit të ndihmës humanitare në OKB Martin Griffiths “të eksplorojë me palët e përfshira” mundësinë e një armëpushimi humanitar në Ukrainë.
Ndërsa bëri apel që armëpushimi të vendoset menjëherë, Guterres shtoi se marrëveshja duhet të zbatohet “për të lejuar ecjen përpara në negociatat serioze politike, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje paqeje”.
