Sekuestrohen vilat e gazetarit të njohur rus në Itali: Mbështet luftën në Ukrainë
Jo vetëm oligarkë, industrialistë, sipërmarrës e bankierë, por dhe gazetarë të konsideruar propagandues të regjimit të Putin, kanë përfunduar në listën prej 160 rusëve që Bashkimi Evropian ka autorizuar t'iu sanksionohen pasuritë e pronat në territorin evropian.
Një prej gazetarëve të renditur në këtë listë është prezantuesi i njohur Vladimir Solovev, drejtues i emisionit "The Evening" su Rossija 1", i konsideruar "gjuha e Putin", propagandues i regjimit të tij e mbështetës i luftës në Ukrainë.
Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane i kanë sekuestruar gazetarit rus dy vila në Liqenin e Komo, me vlerë 8 milionë euro.
Ndaj këtij akti nuk ka munguar reagimi i gazetarit, që gjatë programit të tij e ka krahasuar sekuestrimin si një trajtim që shumë vende i bënë Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë.
Vladimir Solovev ka saktësuar se "këto dy vila super luksoze të blera shtrenjtë, e ndaj të cilave i paguante taksa shtetit italian, i ka të justifikuar me të ardhurat e tij që i ka dëshmuar autoriteteve. Më kanë futur në listën e sanksioneve e godasin pronën time. Por kush e ka vendosur që Evropa të ketë të drejtat e pronësisë së shenjtë?" është shprehur ai.
Një nga vilat e gazetarit rus ndodhet në komunën Menaggio të Komos, rrethuar nga natyra e pamje nga liqeni.
Kryetari i komunës së kësaj qyteze Michele Spaggiari, për mediat italiane ka deklaruar "se gazetari rus ka qenë në këtë vilë verën e shkuar, ka frekuentuar restorantet e lokalet e zonës, por askush nga banorët se dinte se ishte një gazetari i njohur e mik i Putin."
Ndërsa vila e dytë ndodhet në komunën Pianelle del Lario, dhe kjo e vënë nën sekuestrim.
Vladimi Solovev, është gazetar e shkrimtar rus filo Putin, 58 vjec e baba i 5 fëmijëve. Autor i librave "Jemi rus, Zoti është me ne", "Putin udhëheqës për empatitë" etj.
Për punën e kryer në mbulimin informativ të luftës në Krime, u vlerësua nga Putin me Urdhrin e Shërbimit ndaj Atdheut.

