Topi: Kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi mendova se ka një marrëveshje me tyre

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se vetëm Bashën thotë vend e pa vend "Unë kryeministër i ardhshëm". 

Topi tha se kur Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike fillimisht mendoi se ka një marrëveshje mes të dyve.

Topi: Vetëm Bashën kam dëgjuar të thotë vend e pa vend "Unë kryeministër i ardhshëm". Kur ende nuk kisha infomacionin e duhur për përjashtimin e Berishës mendova se ka një marrëveshje mes të dyve. Por pashë që Basha mori një përgjegjësi të detyruar.