Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë

Gripi i shpendëve është konfirmuar edhe në fshatrat e Divjakës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.

Të paktën 60 pula ngordhën më 22 mars në fshatin Gurë, ndërsa ato u groposën në një tokë bujqësore nga vetë fermeri që i kishte në zotërim.

60 pulat e ngordhura rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve.

Deri tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Korçë dhe Dibër.