Vulën e mori Berisha, Balliu: Sot ka një njeri të tmerruar dhe ai është Edi Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 15:17
"Koha u dha të drejtë demokratëve", kështu shprehet Klevis Balliu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet statuore të Kuvendit të 11 Dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha. Balliu shkruan se sot më shumë se kurrë demokratët duhet të punojnë të gjithë së bashku për të forcuar Partinë Demokratike.
Balliu: Koha u dha të drejtë demokratëve
Koha i dha të drejtë të vërtetës
Sot demokratët fituan dhe sot më shumë se kurrë duhet të punojmë të gjithë bashkë për të forcuar dhe hapur Partinë Demokratike.
Të bashkuar asgjë nuk do e ndalë revolucionin demokratik.
Sot është momenti për tu fokusuar tek vlerat dhe parimet që na bashkojnë.
Sot ka vetëm një njeri të humbur dhe të tmerruar dhe ai është Edvin Kristaq Rama.
