Ivi Kaso "i pret" shpresat Alibeajt: Je i lirë të çosh çfarëdolloj letre në Gjykatë, por nuk e ankimon dot
“Gjykata çertifikoi atë që dinë të gjithë jo vetëm demokratët, që prej 11 dhjetorit, se Komisioni i Rithemelit është i vetmi organ qëndror zyrtar i PD-së. Ka të drejtë të përfaqësojë PD-në përmes siglës, vulës miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit” Kështu e nis intervistën për Ora News, përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso.
Por a mund të ankimohet ky vendim?
Zoti Kaso rendit argumentet ligjore se kush ka të drejtë ta bëjë këtë.
“Në teori ky vendim ankimohet vetëm nga pala që ka investuar gjykatën me kërkesë. Dhe pala që ka marrë pjesë është PD e përfaqësuar nga Komisioni I Rithemelimit. Ligji ia njeh këtë të drejtë kësaj pale. Nuk ka vend për ankimim dhe ne si palë nuk do të ushtrojë asnjë të drejtë. Nuk ka palë të tjera që mund të ankimojnë në mënyrë ligjore për vendimmarrjen e sotme”
Në këtë mënyrë Kaso i kthen përgjigje dhe kryetarit të komanduar në PD Enkelejd Alibeaj se ai mund ta ankimojë këtë vendim
“Kushdo është i lirë të çojë çfarëdolloj letre në gjykatë për çfarëdolloj vendimarrje. Por ligjërisht në teori vetëm PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit ka të drejtë ankimimi”
Kaso e quan “truk” ankimimin që PD me kryetar të komanduar Alibeaj bëri dje duke apeluar vendimin e marrë për miratimin e ndryshimeve në statut të kuvendit të 17 korrikut 2022.
“Është qartazi një truk. Edhe pse iu pranua ankesa ushtruan të drejtën për ta ankimuar me qëllim të vetëm që të mos ketë një dosje ligjore të historikut të PD-së që gjendet në historikun e partive dhe të parandalonte shqyrtimin e ditës së sotme. Është paradoksale se ankimimi është bërë para se ti lindte e drejta për ankimim. Ka qenë taktikë për të penguar gjykatën për çertifikimin e vullnetit të demokratëve të 11 dhjetorit" tha Kaso për Ora News.
Bashkë me statutin gjykata regjistroi edhe 7 vendimmarrje, mes të cilëve dhe anulimi I mbajtjes së kuvendit të datës 18 dhjetor dhe shkarkimi dhe largimi i ish kryetarit të PD-së Lulzim Basha prandaj
“Edhe nëse paraqesin një kërkesë për regjistrim të vendimmarrjeve të datës 18 dhjetor, ai kuvend është antiligjor dhe nuk mund të regjistrohen vendime të dala nga kjo” thote Kaso.
Shenim: Intervista në studio me gazetarin e Arnold Kariqi.