Rritjes së çmimeve nuk i shpëton as kafeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 11:11
Rritje të çmimit kanë njohur të gjitha produktet e shportës, po jo vetëm. Edhe çmimi i kafesë ka njohur rritje.
Gazetarja e Ora News, Sonila Musai bën me dije se në disa lokale në kryeqytet nga 70 lekë që kushtonte sot kushton 90 lekë, pra ka pësuar një rritje me 20 lekë.
Sipas kreut të bareve, rritja e çmimit të kafes ka ardhur si pasojë e ndryshimit të burës nga prodhuesit, pra është rritur lënda e parë e si pasojë çmimi i produktit final pritet të rritet.
Rritje gjithashtu kanë pësuar edh produktet e shportës bazë.
