Ivi Kaso: Gjykata u ktheu demokratëve selinë, Nga sot PD përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit

Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës të dalë nga kuvendi I 11 Dhjetorit.

Pas vendimit Përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso deklaroi: Gjykata mori vendimin e paralajmëruar më 11 dhjetor dhe vendosi tu kthejë demokratëve selinë siglën e simboleve të marra peng.

Sot PD zyrtarisht u kthehet demokratëve që përmes delegatëve të tyre shprehën vullnetin për të miratuar logon e re dhe shkarkimin e Bashës, mos njohjen e kryesisë dhe sekretariatit dhe njohen e Komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ deri në zgjedhje të reja.

Nga 11 dhjetori por zyrtarisht nga sot ka vetëm një PD e cila përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit e çertifikuar me vendim gjykate, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që duan të hedhin tymnajë."