"Ditë plot fitore", pasi fitoi gjyqin ndaj Salianjit, Kokalari feston fitoren e Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 13:38
Pasi fitoi gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji, aktivistja Evi Kokalari po feston një tjetër fitore; vendimin e Gjykatës për të njohur ndryshimet e Statutit të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
"Ditë plot fitore. Urime PD!!! Urime të gjithë demokratëve të ndershëm.
Lufta fillon perfundimisht sot!!" shkruan Kokalari në Facebook.
Me vendimin e sotëm të Gjykatës, Sali Berisha mori selinë, logon dhe vulën e partisë.
