Aksidentoi për vdekje shoferin e motorit, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 11:20
Policia ka arrestuar 21-vjeçarin i cili u përfshi në një aksident ditën e djeshme në afërsi të TEG-ut, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit.
Blutë bëjnë me dije se vunë në pranga 21-vjeçarin P.Z për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
