Loja në gjykatë me statutet e miratuara nga PD e Bashës. A do merret sot vendimi për vulën?

E ndërsa pritej që të gjykata të japë vendim sot për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur prej Sali Berishës më 11 Dhjetor 2021, mësohet se ditën e djeshme Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e marrë nga gjyqtarja Blerina Muça që pranoi ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut.

Gazetarja e Ora News Keti Banushi tregon si është argumentuar ky ankimim nga PD.

Sipas përfaqësuesve të PD-së ajo nuk ka pranuar ndryshimet e reja të kuvendit të 18 dhjetorit dhe normalisht vendimi i Blerina Muçës nuk merr formë të prerë.

Mesa duket PD aktualisht e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kërkon të fitojë kohë të marrë vendime të tjera lidhur me ndryshimet në statut.

Ndërkohë sot ishte caktuar seanca nga gjyqtari Agron Zhukri për shqyrtimin e kërkesës së Komisionit të Rithemelimit. 
Gjyqtari e kishte pezulluar çështjen derisa gjyqtarja Muça të merrte një vendim.

Tani ankimimi i bërë në Apel nuk lejon që vendimi i gjyqtares Muça të marrë formë të prerë dhe nuk dihet nëse do të jetë kjo pengesë që do të shfaqë gjyqtari Zhukri për të shqyrtuar ndryshimet e kërkura.

"Është një debat juridik që po bëhet. Nuk dihet nëse gjyqtari Zhukri do të marrë vendim apo do ta shtyjë derisa  të japë vendim Apeli. Mesa duket PD kërkon kohë të marrë vendime të tjera lidhur me ndryshimet në statut." informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Loja në gjykatë me statutet e miratuara nga PD e Bashës. A do
Ne foto: Gazetarja Keti Banushi duke raportuar nga Gjykata, 25 mars 2022