Vox Pop: Çfarë nuk duan në lajme? Qytetarët refuzojnë kasetat e gatshme të Veliajt
"Kur ndiqni Edicionet e Lajmeve, çfarë nuk ju pëlqen të dëgjoni?" Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin këtë të premte, 25 mars.
Qytetarët zgjodhën politikën dhe politikanët si më pak të dëshiruarit për tu dëgjuar pasi sipas tyre vetëm gënjejnë popullin. Kishte dhe qytetarë që zgjodhën aksidentet, dhunën si lajme që nuk kishin dëshirë t'i dëgjonin.
"Berisha, Rama dhe Basha."
"Lajmet tani janë të shitura dhe çdokush flet për atë që do."
"Këta të partive se na mërzitën, na gënjejnë, na rrejnë. E fik fare kur fillojnë këta të partive."
"Mua asnjë lajm nuk më pëlqen, nuk i shoh fare. Jetoj në Itali, atje i shikoj lajmet."
"Kryetari i bashkisë së Tiranës nuk dëgjohet kur i çon ato kasetat e gatshme nëpër emisione."
"Kur dëgjojmë "Shqipëria po bëhet si Gjermania" po ndërkohë e kanë vjedhur dhe po e vjedhin ka 32 vite."
"Grindjet nuk i kam qejf hiç, këta politikanët për Zotin. I dëgjoj kur dalin, por ai që më pëlqen e dëgjoj më shumë. Të rinjtë të gjithë më pëlqejnë."
"Ku dëgjohen më lajmet në Shqipëri, në shtëpinë tonë kemi harruar të ndezim televizorin, dikur i shikonte gjyshi."
"Ne na bezdis politika, rritja e çmimeve dhe pensionet e ulëta."
"Lufta nuk më pëlqen. E dëgjoj shumë, por më bën të ndihem keq. Vrasjet, dhuna në familje, të gjitha këto nuk më pëlqejnë. Më mirë mos merren vesh të mësojnë dhe të tjerët."
"Qeveritarët, mos flitet fare, të futen brenda të gjithë. E heq direkt. E dimë qartë që në mëngjes deri në darkë atë punë kanë ata."
"Politika është ajo që nuk e dëgjojmë dot fare se na mori në qafë rininë."
"Politika është gjëja e vetme që urrej më së shumti, por mërzitem kur shoh aksidente."
"Lajme nuk kam dëgjuar që në vitin '90. Tani shoh vetëm telenovela."
"A dëgjohen mashtrimet e Veliajt dhe Ramës? I kanë bërë njerëzit të flasin me vete këta lloj nazistësh që i thonë vetes shqiptarë."


