Statuti i Sali Berishës, sot gjyqi vendimtar për PD
Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot ne oren 10:30 kërkesën e grupit demokrat te drejtuar nga Sali Berisha, për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur prej tij më 11 Dhjetor.
Ky mund të jetë një moment kyç për fatin e Partise Demokratike , pasi nëse gjykata njeh statutin e miratuar e Kuvendit te 11 dhjetorit, automatikisht zhbëhet statuti i Lulzim Bashës dhe vendimet e marra në Kuvendin e mbledhur prej tij me 17 korrik te vitit te shkuar. Ndërkohë që pak ditë më parë gjykata e regjistroi kete statut.
Nderkohe Kuvendi i thirrur nga Berisha, me 11 dhjetor miratoi ndryshimet në Statut sipas te cilave u rrezuan strukturat drejtuese që ishin.
Pjesë e statutit te ri të demokratëve është edhe sanksionimi i largimit të kryetarit në rast se humb zgjedhjet.
Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar zgjedhje në anëtarësi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Një ditë më parë Grupi i Rithemelimit akuzoi sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, se po sulmon gjyqtarin e çështjes Agron Zhukri për të ndikuar në vendimmarrje.

