Zjarri në Fushë Dushk, në Malin e Dajtit

Një zjarr i fuqishëm u shfaq rreth orës 6 të mbrëmjes në Fush-Dushk, në Malin e Dajtit.

Zjarri rrezikonte të përhapej në drejtim të zonës qëndrore të Parkut duke rrezikuar seriozisht të merrte përmasa katastrofike.

Falë ndërhyrjes së menjhershme te punonjësve tanë, banorëve të zonës dhe forcave zjarrfikëse pas rreth dy orë përpjekje u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit.