Sherr për radhën në spitalin e Lezhës, qytetari godet derën e recepsionit, lëndohet punonjësja

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme, 25 mars në spitalin rajonal të Lezhës.

Një person është konfliktuar për radhën dhe ka goditur derën e recepsionit duke thyer xhamin.

Nga incidenti ka marrë lëndime të vogla një punonjëse e spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit i cili është larguar pas incidentit.